Kabul, 1 shtator (NYT) - Kur autori amerikan, James A. Michener shkoi për në Afganistan për të kryer hulumtimet për librin e tij fiktiv historik, “Karavanet” ishte viti 1955 dhe në këtë shtet mezi që kishte ndonjë rrugë të shtruar.
Sidoqoftë, atje tashmë kishte amerikanë dhe rusë, që përplaseshin për ndikim në këtë vend, përcjell sot Koha Ditore artikullin e NYT. Më vonë, protagonisti afgan i librit do t’i thoshte një diplomati amerikan se një ditë, si Amerika, ashtu edhe Rusia do ta pushtonin Afganistanin dhe se të dyja do t’i binin pishman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParashikimi i Michener doli të ishte i saktë. Afganistani njihet si “varri i perandorive” për një kohë aq të gjatë, saqë është e paqartë se kush i pari e përmendi këtë term të kontestuar.
Në të vërtetë, asnjë perandori e madhe nuk u zhduk vetëm për shkak të Afganistanit. Mbase më mirë do të ishte të thuhej se Afganistani është fushëbetejë e perandorive. Madje edhe pa resurse të qasshme, shteti është bekuar – apo mallkuar – me një pozitë gjeopolitike të tillë që t’i dalë dikujt në rrugë.
Në shekullin 19, ndodhi përplasja e perandorive britanike dhe asaj ruse, në shkretëtirat dhe vargmalet afgane. Në fund të shekullit 20 ishte Lufta e Ftohtë, kur rivaliteti sovjetik dhe amerikan u manifestua në Afganistan, përmes një konflikti të hidhur gueril. E në këtë shekull është Lufta kundër Terrorizmit, kundër një kryengritjeje talebane që vazhdimisht po ndërron formë, me presidentin Trump që rishtazi premtoi ripërtëritje të përkushtimit ushtarak.
Luftërat e tri “perandorive” për pushtimin e Afganistanit koinciduan me periudhën e fotografisë, duke lënë një historik të pasur të triumfeve dhe dështimeve, ashtu si edhe një kronikë të një vendi që duket të ketë ndryshuar pak në dy shekujt e kaluar. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)