Kina deklaroi sot se ushtria e saj do të vazhdojë të patrullojë në një zonë kufitare të pretenduar në Himalaja, pas përfundimit në këtë rajon të izoluar të një përplasje ushtarake disa mujore me Indinë, transmeton Syri.net raportimet.
Ushtarët indianë dhe kinezë përballeshin që prej mesit të qershorit në pllajën malore të Doklanit, në një kryqëzim të territoreve indiane, kineze dhe Butanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIndia kishte dërguar trupa për të penguar ndërtimin e një rruge ushtarake nga Kina.
“Trupat kineze do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe patrullojnë në pllajën e Doklanit. Ato aty do të vazhdojnë konfirmimin e sovranitetit tonë, konform me marrëveshjet historike”, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying gjatë një konference për shtyp.
Qeveria indiane kishte njoftuar të hënën se India dhe Kina kishin rënë dakord për një tërheqje ushtarake.
Më pas Nju Delhi kishte theksuar se kjo tërheqje duhet të kryhej si nga trupat indiane edhe ato kineze.