Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Venezuelë sivjet u mbyllen 49 media

Sindikata kryesore e gazetarëve në Venezuelë ka deklaruar se janë mbyllur rreth 49 media në vitin 2017.

Ky lajm u bë i ditur gjatë një manifestimi të organizuar pas censurës së dy radiove lokale shumë të njohura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi regjistruar mbylljen e 49 mediave, shumica janë radio, por gjithashtu edhe kanale televizive me pagesë”, thotë Marco Ruiz, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Kombëtare të Punëtorëve në Media (SNTP).

Sipas tij “qeveria socialiste e Nicolas Maduro aplikon një politikë sistematike rrethimi dhe asfiksie të çdo hapësire që mundëson ende një liri të shprehjes, ushtron kritikën dhe mospajtim”.