Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis kthimi i personelit në Ambasadën e Serbisë në Shkup

Ambasada e Serbisë në Maqedoni nesër do ta vazhdojë punën, raporton agjencia Beta nga Shkupi.

Në Ambasadën e Serbisë kësaj agjencie i është thënë se anëtarët e parë të personelit tashmë kanë arritur, ndërsa gjatë ditës do të kthehen të gjithë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga Ministria e jashtme e Serbisë, ambasadorja, Dushanka Divjak Tomiq, në Shkup do të kthehet më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator do të kërkoj pranim te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Fundjavën e kaluar, Serbia e ka tërhequr personelin e vet nga Ambasada në Shkup për konsultime, ndërsa presidenti, Aleksandar Vuçiq, pat thënë se ky veprim ishte bërë pasi autoritetet në Maqedoni kishin paraqitur dëshmi për një veprim tejet intensiv të inteligjencës kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë.