Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia pritet të bëhet me sistemin raketor rus S-400

Edhe pse është nënshkruar marrëveshja për dërgesën e sistemit antiraketor rus S-400, ajo ende nuk ka hyrë në fuqi, ka thënë drejtori i Rosoboronexport-it, transmeton Koha.net.

Në qershor kryetari rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme t’i dërgojë Turqisë sistemin antiraketor rus S-400, përcjell al jazzera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Marrëveshja është nënshkruar, por ajo ende nuk ka hyrë në fuqi. Ende po punohet në të, mbeten problemet teknike”, ka thënë drejtori Aleksej Mikhev.

Rusia e Turqia po bisedojnë për marrëveshjen që nga nëntori i vitit 2016 e zyrtarë të lartë nga të dy vendet kanë thënë se “është afër marrëveshja” dhe se është arritur “deri te pika finale e vendosjes ".

Sistemi rus S-400 mund ta rrëzojë fluturaken deri në 400 kilometra largësi në rrezen e veprimit prej 60 kilometrash.

Ajo mund t’i ketë në të njëjtën kohë deri në 36 shënjestra e përdor lloje të ndryshme raketash për shënjestra të ndryshme.