Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McCain propozon “strategjinë për sukses” në Afganistan

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka propozuar një “strategji të re të suksesit” për Afganistanin, e cila përfshin rritjen e forcave kundër terrorizmit në vendin e shkatërruar nga lufta, të cilat do t’ju jepnin më shumë hapësirë ushtarëve për të targetuar, talibanët, grupin ekstremist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të ngjashme.

McCain, njihet si kritik i hapur i politikës së presidentit Trump, në këtë rajon, pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë “nën mëshirën e fatit” në Afganistan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zbatimi i strategjisë së re për të siguruar interesat e vendit tonë në Afganistan, është një nga vendimet më të rëndësishme, i cili duhet diskutuar brenda qeverisë sonë. Mirëpo na duhet ta pranojmë: Jemi duke humbur në Afganistan, andaj tani është koha për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, ka thënë McCain, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.

Trump u ka rezistuar rekomandimeve nga Pentagoni për rritjen e trupave amerikane në Afganistan.

Aktualisht McCain është duke u trajtuar nga një kancer i llojit të rrallë në tru, mirëpo ai ka thënë se do të kërkojë votë për strategjinë e tij kur Senati të kthehet në shtator.