Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McCain me strategji për Afganistanin

Senatori i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka thënë se ai do të propozojë një plan për ushtrinë amerikane në Afganistan, si një amendament për projektligjin rreth autorizimit të mbrojtjes, më vonë gjatë këtij viti.

Republikani, McCain, ka thënë se gjashtë muaj pasi presidenti, Donald Trump e mori detyrën, “ende nuk ka ndonjë strategji për të arritur sukses në Afganistan”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur Senati ta pranojë në shtator, Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, unë do të propozojë një amendament, të bazuar në këshillat e disa prej liderëve më të mirë ushtarakë, për të arritur sukses, në mënyrë që të ruajmë interesat e SHBA-së në Afganistan”, ka thënë ai.

McCain, i cili është diagnostikuar me kancer në tru gjatë muajit korrik, e ka kritikuar edhe strategjinë e presidentit të mëparshëm, Barack Obama, duke thënë se një gjë e tillë, “i ka kushtuar me jetë dhe pasuri”, SHBA-së, në vendin e shkatërruar nga lufta.