Zyrtarë të ushtrisë amerikane konfirmuan vdekjen e katër këshilltarëve të lartë të Shtetit Islamik gjatë një sulmi ajror të zhvilluar më 11 korrik në Afganistanin verilindor, gjatë të cilit u vra edhe udhëheqësi kryesor i grupit terrorist.
Sulmi ajror me dron goditi shtabin e ISIS-it në provincën Kunar, në kufi me Pakistanin, duke eliminuar kështu Abu Sayed, emir i degës së Shtetit Islamik në provincën Khorasan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë deklaratë e lëshuar sot nga ushtria amerikane bën të ditur emrat e katër këshilltarëve të lartë të ISIS-it: Sheik Ziaullah, Mulawi Hubaib, Haji Shirullah, dhe Assadullah.
Në periudhën kur u zhvillua sulmi, ushtria amerikane pati konfirmuar vdekjen e komandantit Sayed, por nuk pati dhënë detaje të mëtejshme për personat e tjerë të vrarë gjatë sulmit ajror.