I biri i liderit taleban, Mullah Haibatullah Akhundzada, ka vdekur të enjten teksa ka kryer një sulm vetëvrasës në provincën Helmand në Afganistanin jugor, ka thënë një prej zëdhënësve kryesorë të lëvizjes kryengritëse.
Abdur Rahman, 23 vjeç, i njohur edhe si Hafiz Khalid, vdiq derisa po e ngiste një automjet të mbushur me eksploziv në drejtim të bazës ushtarake afgane në qytetin Gereshk, në veri të kryeqytetit provincial Lashkar Gah, ka thënë Qari Yousaf Ahmadi, zëdhënësi kryesor i talebanëve në Afganistanin jugor, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se Abdur Rahman ka qenë studentë i medresesë por ka dashur të ndërmerr sulm vetëvrasës. “Ai e kreu me sukses misionin e tij të enjten e kaluar”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Luftëtarë talebanë nganë tri vetura të vjedhura Humvee nëpër pika kontrolli gjatë luftimeve të ashpra përreth Gereshk të enjten.
Një pjesëtarë i lartë i talebanëve ka thënë se “para këtij rasti, një familjarësh të afërt me liderë të mëhershëm supremë kanë kryer sulme vetëvrasëse, por Sheiku Haibatullah është bërë lideri i parë suprem djali i të cilit sakrifikon jetën e tij”.
Ndërkaq, organet shtetërore afgane kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë vdekjen e djalit të Mullah Haibatullahut.