Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nënat çminuese të Sudanit Jugor

Margret e kishte kuptuar se Sudani Jugor nuk është një vend i sigurt për rritjen e fëmijëve, por ajo tani po bën çmos që ta ndryshojë të ardhmen e gjeneratave të reja.

Pikërisht për këtë arsye kjo nënë e dy fëmijëve i është bashkuar rreth 10 vjet më parë ekipit prej 400 deri 500 çminuesish të shtetit, duke gërmuar dheun në kërkim të mbetjeve të luftës – bombave, mjeteve të pashpërthyera plasëse dhe minave tokësore, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ajo është vetëm njëra prej numrit në rritje të grave që po i vishen punës në këtë biznes të rrezikshëm. Shumica e tyre janë nëna që synojnë t’ua garantojnë sigurinë më të dashurve të tyre.

“Kjo është mënyra ime për t’i kontribuar dhe ndihmuar vendit tim në rrugëtimin drejt përmirësimit”, thotë Margret. “I kam dërguar fëmijët e mi në Ugandë, por dua që ata të kthehen përsëri këtu një ditë. Është kjo një sakrificë e madhe për mua, por njëkohësisht edhe një përfitim për të kthyerit, kur lufta të marrë fund”.

Minat tokësore kanë një histori të gjatë në Sudanin Jugor, shtetin më të ri të botës që e siguroi pavarësinë prej Sudanit më 2011, pas një lufte të gjatë dhe të dhunshme çlirimi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.