Raundi i 5-të i Bisedimeve të Sirisë ka nisur sot në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me sesionin e grupit të përbashkët të punës, që ka për qëllim reduktimin e tensionit mes palëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Anuar Jaynakov njoftoi se në Astana kishin mbërritur të gjitha palët, përfshi edhe përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot delegacionet do të realizojnë takime dypalëshe, kurse nesër do të mbahet një sesion i hapur, sqaroi Jaynakov.
Në këto bisedime marrin pjesë si vëzhgues edhe përfaqësuesit e Jordanisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).