Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytje në Kinë, të paktën 56 të vdekur

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në jug të Kinës, transmeton raportimet AA.

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve Civile në Kinë bëhet e ditur se në përmbytjet nga të cilat janë prekur më shumë se 11 milionë persona në 11 qytete në jug, të paktën 56 persona kanë humbur jetën, kurse po vazhdon kërkimi i 22 personave të tjerë të zhdukur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të reshjeve të dendura shumë qytete kanë mbetur nën ujë, ndërkaq kanë ndodhur edhe ndërprerjet të mëdha të energjisë elektrike dhe transportit.

Ndërkaq në disa qytete të Kinës fluturimet janë anuluar dhe një numër i madh i pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar në aeroporte.

Zyrtarët e Meteorologjisë njoftuan se presin që të reshurat në jug të vendit të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.