Si vajzë indiane, e birësuar dhe e rritur në Suedi, Nilakshi Elizabeth Purve Jorendal ka qenë gjithnjë kureshtare për nënën biologjike të saj.
Prindërit që e birësuan nuk ia kishin fshehur të kaluarën e saj, “gjë e cila vërehej ashiqare, kur je një vajzë me ten të kafenjtë në një vend me të bardhë”, tregon Jorendal, tani 44-vjeçare, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrandaj, në fund të viteve nëntëdhjetë, ajo ishte vënë në kërkim të nënës biologjike të saj, një proces që zgjati me vjet, por që më në fund u përmbyll me sukses.
Por në vend të ribashkimit të lumtur që e priste, Jorendal e kishte hapur një plagë të madhe, të shtypur për dhjetëvjeçarë të tërë – pasi që u kuptua se ajo ishte marrë kundër vullnetit të nënës ë saj, në një jetimore afër Punës, në shtetin perëndimor indian, Maharashtra, për t’u dërguar në Helsingborg të Suedisë, më 1976.
“Nëna ime ishte shtatzënë kur më vdiq babai. Ajo më lindi në një jetimore. Nuk deshi të largohej prej meje”, i ka thënë Jorendal Reutersit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.