SHBA identifikon përgatitje “potenciale” me armë kimike nga ana e regjimit të Bachar al-Assad në Siri, duke kërcënuar Damaskun se do të ndëshkohet rëndë nëse shënohet ky sulm, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“SHBA ka identifikuar përgatitje potenciale të një tjetër sulmi kimik nga ana e regjimit sirian të Assadit që mund të shkaktojë masakra në civilë, duke përfshirë fëmijë të pafajshëm”, shkruan zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer në një deklaratë, transmeton atsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto veprimtari janë të ngjashme me përgatitjet e regjimit para sulmit me armë kimike më 4 prill”, bën të ditur përfaqësuesi i ekzekutivit amerikan. Ky sulm shkaktoi një kundërpërgjigje ushtarake të SHBA, që kishte lëshuar 59 raketa kundër një baze ajrore në Siri, duke shënuar ndërhyrjen e parë të armatosur të Uashingtonit në konfliktin sirian.
Zëdhënësi rikujtoi se SHBA ndodhet e pranishme në Siri për të luftuar xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik, por paralajmëron se nëse presidenti sirian do të ndërmarrë një tjetër sulm me armë kimike “ai dhe ushtria e tij do të paguajnë shtrenjtë”.