Yasmine (që nuk është emri i saj i vërtetë) duket nervoze. Ajo vazhdimisht i ha thonjtë dhe nuk i ndan sytë prej ekranit të celularit.
“Këtë e konsideroj mashtrim dhe kjo është arsyeja pse nuk më zihet vendi vend”, thekson ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i BBC-së ndodhet në katin e katërt të një klinike private në Tunis – këtu ofrohen shërbime gjinekologjie, transmeton “Koha Ditore”. Përreth, në sallën e pritjes me perde ngjyrë vjollce, në siklet janë edhe femra të tjera. Edhe ato do të kryejnë vizita mjekësore.
Yasmine na konfirmon se do të ketë himenoplastik, procedurë e shpejtë që premton se do t’ia rikthejë asaj virgjërinë e humbur. Gjithçka do të kryhet me ndërhyrje kirurgjike.
Nuk i kanë mbetur edhe dy muaj deri te dita e martesës dhe 28-vjeçarja druan se burri nuk do ta mbajë nëse e merr vesh se nuk është e virgjër.
Ka ardhur në këtë klinikë që të kthejë gjithçka nga e para. Por druan se kurdoherë e vërteta do të merret vesh.
“Mbase një ditë prej ditësh do ta tradhtoj veten dhe pa dashje do t’ia konfirmoj burrit tim në muhabet e sipër se nuk isha e virgjër”, thekson Yasmine. “Ose mund të ndodhë që burri të ketë dyshimet e veta” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.