Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi në një zonë afër kufirit me Venezuelën.
Derk Bolt dhe Eugenio Follender u zhdukën në fundjavë në Catatumbo, një rajon ku veprojnë disa grupe të armatosura, duke përfshirë të majtët ELN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta po kërkonin nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë disa vite më parë, transmeton KP.
Autoritetet kolumbiane urdhëruan përmes Twitterit lirimin e menjëhershëm të dy burrave.
Vitin e kaluar grupi rebel ELN rrëmbeu një gazetar spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Të gjithë u liruan më vonë, shkruan BBC.
Ushtria kolumbiane thotë se ka dërguar forca të specializuara në rajon për të kërkuar për dy holandezët.
Ata punojnë për programin holandez Spoorloos, i cili gjurmon për të afërmit e humbur. Derk Bolt është prezantues dhe Eugenio Follender kameraman.