Bagdat, 15 qershor – Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku temperatura arriti në më shumë se 50 gradë celsius, qytetarët po mundohen që të freskohen nëpër dushe të vendosura në skaje të rrugëve.
Qytetarët e Bagdadit po freskohen nëpër dushe të vendosura në skaj të rrugës nga disa tregtarë të rajonit Dera Lindore, në qendër të qytetit, kurse në anën tjetër populli ankohet për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Temperatura sot është 51 gradë celsius. Përkundër asaj që jemi duke agjëruar ende vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike. Nuk po mund të durojmë të nxehtit ekstrem. Ne po freskohemi me dushet e vendosura nga tregtarët në skaj të rrugës", raporton AA.
Në qytetin e Basrës në jug të vendit, për shkak të temperaturave që kalojnë 50 gradë, disa qytetarë u përpoqën të freskohen duke shkuar në lumin Arab Shat'ul .
Në një deklaratë nga Institucioni i Meteorologjisë së Irakut thuhet se në kryeqyteti e vendit, Bagdad dhe në vendet tjera në jug temperaturat do të rriten.