Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Putin po përpiqet të destabilizojë Evropën

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përpiqet që të destabilizojë Evropën.

Biden mbajti një fjalim në Samitin Europian Concordia. Ai duke tërhequr vëmendjen se Evropa dhe SHBA-të kanë vështirësi me të cilat duhet të luftojnë së bashku, foli edhe për tensionet politike në Ballkan, krizën në Ukrainë si dhe luftën kundër DEASH-it.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Biden theksoi se në Ballkan tensionet janë rritur për shkak të administrimit të dobët dhe shtoi se forcat proruse kanë vrarë rreth 100 persona në lindje të Ukrainës.

Biden vuri në dukje se jo vetëm ky rajon, por edhe gjithë Evropa është nën kërcënim. “Jemi duke vërejtur se në të gjithë kontinentin Rusia, më tepër Putini, përpiqet që të destabilizojë solidaritetin evropian. Kriza e energjisë në Evropë, varësia nga gazi rus, ia lehtëson punën Rusisë duke shfrytëzuar pikat e dobëta për të minuar unitetin e Evropës”.

Ai bëri thirrje për unitet dhe solidaritet dhe se “BE dhe NATO duhet të mbahen gjallë”.