Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel: Ta mbrojmë së bashku Tokën mëmë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje botës që të mbronte Tokën mëmë, pas vendimit nga presidenti amerikan Donald Trump që të nxjerrë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Ky vendim nuk mundet dhe nuk do të ndalojë ata që mendojnë se kanë detyrën të mbrojnë planetin”, tha kancelarja gjermane në një deklaratë për shtyp në Berlin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi më të vendosur se kurrë në Gjermani, në Evropë dhe në botë që të bashkojmë të gjitha forcat për t’u përballur me sfidat klimatike”, shtoi Merkel.

“Të gjithë ata që besojnë se e ardhmja e planetit tonë është e rëndësishme, i them le të vazhdojmë këtë rrugë së bashku kështu që mund të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e mëmës sonë, Tokës”, theksoi Merkel.