Një avion i kompanisë “Malaysian Airlines” u detyrua që të kthehej në Melburn vetëm pak minuta pas nisjes, për shkak të një pasagjeri problematik që tentoi të hynte në kabinën e pilotimit.
Personi në fjalë, pasi nuk u lejua që të fliste me pilotin, kërcënoi se kishte me vete një bombë dhe do të hidhte avionin në erë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit mori vendimin që të kthehej në Melburn.
Sapo mbërriti në pistë, në avion hynë forcat speciale të policisë australiane, që nuk patën shumë punë për të bërë, pasi pasagjeri i zhurmshëm ishte lidhur nga të tjerët, që u konsideruan si heronj.
Pasagjerët në avion postuan në rrjetet sociale video të incidentit, ku shfaqet i dyshuari që merret nga policia. Kjo e fundit konfirmoi me shpejtësi se i dyshuari nuk kishte asnjë armë apo mjet shpërthyes me vete, duke qetësuar pasagjerët e tjerë të trembur.
Autoritetet australiane thanë se pasagjeri problematik ishte një 26-vjeçar nga Sri Lanka, i cili vetëm pak orë para se të hipte në avion ishte liruar nga një spital psikiatrik i Melburnit.