Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje.
Shërbimi Baltik i Lajmeve i identifikoi dy diplomatët si Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, konsull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje", tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë - vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s - kanë qenë të tensionuara me vite.
Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me pesë vjet burgim, pasi e ka gjetur fajtor për spiunim për Rusinë.