Ministri në Qeverinë e Hungarisë, Lazar Janos, në një konferencë për mediat të mbajtur në Budapest, deklaroi se qeveria e vendit ka sjellë vendim për ngritjen e një gardhi të ri përgjatë kufirit me Serbinë.
"Qeveria hungareze ka vendosur për të ndërtuar një gardh të ri prapa atij ekzistues në kufirin me Serbinë", tha Janosh, transmeton aa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha më tej se do të vendosen pika kontrolli të reja në kufi, të cilat do të shërbejnë për trajtimin e azilkërkuesve të cilët do të presin përgjigje për procedurën e marrjes së azilit. “Refugjatët nuk do të mund të shëtisin lirshëm në shtet”, tha Janos.
Për gardhin e ri të sigurisë, i cili do të ndërtohet përgjatë 175 kilometrave të kufirit Hungari –Herbi, autoritetet hungareze kanë ndarë 38 miliardë forinta, rreth 123.5 milionë euro