Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar furnizimin me armë të njësive kurde (YPG), të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri, njoftoi të martën një zyrtar amerikan për AFP.
Ndarja e mjeteve financiare për ofrimin e mbështetjes së armatosur për YPG është aprovuar, tha zyrtari amerikan në kushte anonimiteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiratimi vlen menjëherë, ndërkohë që do të lejohet edhe furnizimi me armatim, është shprehur zyrtari në fjalë. Problemi për armatosjen e kurdëve ishte i kontestueshëm për administratën Trump, pasi është parë si hap që do të hidhërojë aleatin e NATO-s, Turqinë, transmeton AFP.
Zyrtari amerikan nuk ka sqaruar se për çfarë armatimi bëhet fjalë, por sipas tij armët do të përdoren për marrjen e çerdheve të Shtetit Islam, qytetit Raka në Siri. Raka, e cila nga Shteti Islam konsiderohet si kryeqyteti i kalifatit të tij, aktualisht është e rrethuar nga kurdët dhe aleanca siriane-arabe, dhe zyrtarët presin një luftë brutale, shkruan AFP.
Vendimi për armatosjen e kurdëve është bërë e ditur disa orë para se shefi i Pentagonit, Xhejms Matis të takohet me zyrtarët turq në Danimarkë, në samitin e koalicionit kundër Shtetit Islamik.