Botë

Macroni dorëhiqet nga Lëvizja që e themeloi vetë

Descriptive Text

Presidenti i sapo zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron sot dha dorëheqje nga kreu i Lëvizjes që e themeloi vet, një ditë pasi fitoi garën për president të vendit, raportojnë media franceze.

Richard Feran, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes, falënderoi mbështetësit e saj, të cilët janë mbi 285.000 dhe njoftoi se Macron në mesditën e sotme dha dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes.

Macron dorëheqjen e paraqiti në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit, transmeton Ksp.