Qindra rusë protestuan sot kundër një mandati të ri të mundshëm të presidentit Vladimir Putin, duke shpërfillur ndalimin e tubimit nga ana e autoriteteve në disa qytete të Rusisë, përfshirë Shën Petersburgun ku policia arrestoi më shumë se 120 persona.
Takimi nën moton “Nadoïel” (Nuk mund të durojmë më) duke iu referuar presidentit rus, manifetuesit iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes Open Rusia, e themeluar nga opozitari rus në mërgim dhe ish-oligarku, Mikhail Khodorkovski, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Shën Petersburg, në veri-perëndim të Rusisë, më shumë se 120 protestues u arrestuan, sipas organizatës OVD-Info, e specializuar në monotorimin e manifestuesve.
Sipas një gazetareje në terren, më shumë se 200 persona u mblodhën në qendër të qytetit të vjetër perandorak, pavarësisht ndalimit të tubimit nga ana e autoriteteve lokale.