Presidenti amerikan, Donald Trump shkaktoi nervozizmin e Turqisë duke e cilësuar masakrën e Armenisë në vitin 1915 si një prej krimeve më të rënda të shekullit të 20.
Megjithatë, ai u rezervua në përdorimin e termit gjenocid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rastin e 24 prillit, data e përvjetorit të masakrës, presidenti amerikan iu bashkua komunitetit armen të Amerikës dhe në mbarë botën në zi për humbjen e jetëve të pafajshme, shkruan KP.
“Sot, ne kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e atyre që vuajtën gjatë në një prej masakrave më të mëdha të shekullit 20”, shtoi ai në një komunikatë.
“Ne duhet të kujtojmë krimet për të shmangur që ato të mos ndodhin sërish. Në vitin 1915, një milion e gjysmë armenë u dëbuan, masakruan në vitet e fundit të Perandorisë Osmane”, kujtoi Trump.
Armenët theksojnë se një milion e gjysmë prej tyre janë vrarë në mënyrë të vazhdueshme dhe historianë të shumtë si dhe më shumë se 20 vende, përfshirë dhe Francën, e kanë njohur se atje ka pasur një gjenocid.
Turqia vetë ka konfirmuar se bëhej fjalë për një luftë civile që u rëndua nga uria dhe ku 300 000 apo 500 000 armenë dhe po aq turq kanë humbur jetën.