Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia liron gazetarin italian

Gazetari dhe regjisori italian, Gabriele Del Grande, i cili u arrestua nga autoritetet turke dy javë më parë, është liruar, njoftoi sot ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano.

Del Grande u ndalua pranë kufirit sirian më 9 prill. Ai ndodhej në Turqi për të intervistuar refugjatët sirianë për një libër rreth luftës në Siri dhe grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u ndalua pa akuzë dhe nuk u lejua të kishte kontakt me një avokat apo personelin e konsullatës italiane.

Me origjinë nga Toskana, Gabriele Del Grande është autor i një dokumentari të njohur “Në anën e nuses”, historia e një grupi refugjatësh sirianë që kalojnë përgjatë Evropës duke falsifikuar një dasmë.