Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka thënë të mërkurën se vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë reformat dhe të punojnë për të tejkaluar ndasitë e vjetra nëse dëshirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian.
Ai pritet t’i takojë liderët në Serbi dhe Kosovës këtë javë në vizitën e tij të parë në rajon si ministër i jashtëm. Javën tjetër, ish-ministri i Ekonomisë do të vizitojë Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do t’i siguroj partnerët e diskutimit: ‘Rruga drejt BE-së mbetet e hapur nëse zgjidhni reformat dhe progresin në vend të ndarjeve dhe stagnimit’”, ka thënë Gabriel në një deklaratë, raporton Reuters.
Plagët e së kaluarës ende po nxisin tensione në rajon, tha ai, duke vënë theksin se ka pasur progres të jashtëzakonshëm në Ballkanin Perëndimor viteve të fundit.
“Dëshirojmë të mbështesim vendet në rajon në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në rrugën e tyre drejt stabilitetit dhe prosperitetit”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.
Gabriel pritet të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq të mërkurën para se të udhëtojë për në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Vizita e tij vjen pasi me mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Serbisë për të kundërshtuar fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, ku shumë prej tyre thërrasin “Fund diktaturës”.
Protestuesit e shohin Vuçiqin si një autokrat dhe partinë e tij Progresiste Serbe si të korruptuar.