Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar sulmin në Siri vetëm disa orë pasi që ish-shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton publikisht i bëri thirrje Pentagonit që të “shlyejë aeroportet e Asadit”, transmetojnë mediet e huaja.
Në një intervistë për “New York Times”, Clinton tha se është gabim i madh që SHBA nuk kanë nisur më herët një ofensivë të tillë në Siri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asad ka aviacion dhe këta aeroplanë janë përgjegjës për vdekjen e civilëve. Kemi parë këtë viteve të kaluara, e kemi parë edhe para disa ditësh. Besoj se duhet të shkatërrojmë këto baza dhe të parandalojmë këto baza prej nga janë lansuar sulmet mbi popullin e pafajshëm sirian”, tha Clinton.
Gazeta “Guardian”, ndërkaq, shkruan se është shumë interesant koha e dhënies së intervistës së Clinton dhe urdhrit të Trump për të sulmuar Sirinë.