Donald Trump mirëpriti presidentin kinez Xi Jingping, në atë që ai e quan “Shtëpia e Bardhë Dimërore”, në Mar-a-Lago, Florida.
Në këtë takim, u vu re se përzemërsia zëvendësoi retorikën e ashpër anti-kineze, që ka ekzistuar në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht se ishte takimi i tyre i parë, Trump tha se parashikon një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin kinez Xi Jinping.
“Ne patëm një diskutim të gjatë ndërkohë. Deri tani unë nuk kam marrë asgjë, absolutisht asgjë”, tha Trump me shaka, gjatë takimit që po zhvillohet në resortin e tij luksoz.
“Unë vërej se, në terma afatgjatë, ne do të kemi një miqësi dhe marrëdhënie të shkëlqyer dhe unë do të përpiqem për këtë”, th Trump.
Presidenti amerikan vuri në dijeni homologun e tij kinez edhe për nisjen e ofensivës ajrore amerikane, mbi Siri.
Kjo është hera e parë që dy liderët takohen, pas thumbimeve të Trump gjatë fushatës, kur fliste për një “përdhunim” të ekonomisë amerikanë nga ana e Kinës.