Bashkimi Europian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të migrantëve brenda bllokut, ka thënë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Tusk, i cili sot në Sofje u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev, mirëpriti përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë migrantët të hyjnë ilegalisht në shtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se Brukseli do t’i jap ndihmë financiare Bullgarisë, nëse situata përkeqësohet.
“Ne jemi të vendosur t’i mbajmë të mbyllura rrugët ilegale të migrantëve në këtë rajon”, tha Tusk.
Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se 1 milion refugjatë dhe migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Europë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.