Ish punonjës të BMW-së dhe Applet shfaqën për publikun veturën e tyre elektrike, me të cilën pretendojnë që të ndryshojnë pikëpamjen e njerëzve për automobilin.
E quajtur Byton, instrument-tabela e së cilës është një ekran gjigant i ndjeshëm më prekje, synon që të ndryshojë rrënjësisht atë që pritet nga pjesa e brendshme e makinës. Në letër, Byton nuk matet dot me performancën e rivalit Tesla, por ndërtuesit e saj thonë se nuk ishte ky qëllimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania e re kërkon që t’i bëjë njerëzit të interesonte për fuqinë digjitale të mjetit me katër rrota dhe jo kuajt fuqi, transmeton tch. Carsten Breitfeld, shefi i kompanisë, tha se ideja e tyre është që të nxjerrin në treg veturën e parë vërtetë të zgjuar.
Veç ekranit gjigant, Byton ka një ekran të ndjeshëm në prekje edhe në timon dhe pas ulëseve me qëllimin që të transferojë jetën sociale online të njerëzve nga shtëpia apo celularët në veturë. Po ashtu, kjo veturë e zgjuar elektrike është e pajisur edhe me sensorë për autonomi të nivelit 4 që teorikisht lejojnë shoferin të dremisë rehat, ndërsa vetura udhëton drejt destinacionit.
Gjithsesi, rregulloret ende nuk e lejojnë këtë, kështu që për momentin Byton do të prodhohet me nivelin 3 të autonomisë, që do të thotë se ecën vetë, por shoferi duhet të qëndrojë vigjilent e të mos hutohet pas ekranit të madh dhe lukseve të tjera që vetura i ofron.
{gallery}