BMW-ja ka konfirmuar se SUV-i i ri X2 do të debutojë në panairin e veturave që mbahet në Detroit gjatë muajit janar.
Modeli i ri SUV pritet të prezantohet së bashku me dy veturat krejtësisht elektrike, i8 Roadster dhe i3s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoX2 është modeli më i ri që i është bashkuar linjës SUV të BMW-së dhe do të jetë model mes X1 dhe X3. Nën “lëkurë” ai ka përbërës të njëjtë mekanik, por ka edhe platformën e MINI Countryman-it.
Kjo do të thotë se X2 do të ketë motor me katër cilindra, por dallon shumë nga koncepti i prezantuar në Paris gjatë vitit 2016, transmeton Koha.net.
Vetura do të ofrohet në versionet SE, Sport, M Sport dhe M Sport X.
X2 pritet të dalë në shitje kah mesi i nëntorit të vitit 2018 dhe çmimet për të fillojnë nga 35 mijë euro për modelin 20d SE.
{gallery}