BMW është duke konsideruar ta kthejë MINI-n në markë elektrike për tregun e SHBA-së pas rënies së shitjeve, sipas një raporti të fundit.
Anëtari i bordit të MINI –t , i ngarkuar nga BMW, Peter Schwarzenbauer ka ngritur këtë ide radikale në panairin e veturave në Los Angelos, duke thënë se shitjet e MINI-t kanë rënë për 10 për qind në Amerikë vetëm gjatë muajit të fundit, derisa blerësit janë duke shikuar më shumë veturat SUV, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo markë është kritikuar në Europë për shitje të MINI-t shumë të mëdhenj, por edhe Countryman SUV i kësaj marke, prapë është shumë i vogël për tregun e SHBA-së.
Një MINI elektrik pritet t’i bashkohet linjës së kësaj kompanie në 2019-ën, por ideja e Schwarzenbauer është që t’i kthejë të gjitha fabrikat e prodhuesit gjerman të veturave në SHBA për të ndërtuar vetëm vetura elektrike.
{gallery}