Shitjet në tregun botëror të automobilave me internet pritet të rriten nga shtatë milionë njësi që ishin në vitin 2015, në rreth 61 milionë deri më 2020.
Kjo do t’i sjellë autoindustrisë të hyra prej 141 miliardë dollarësh dhe për udhëtarët do të sjellë mënyra të reja relaksimi apo edhe orë produktive për udhëtimet në periudha kur trafiku është i ngarkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrjeti i internetit do të jetë kyç për gjithë këtë teknologji. Rrjetet e fuqishme të internetit do të duhet të përkrahin miliarda lidhje përmes automobilave me internet. Teksa automobilat po bëhen pajisje të mençura, videot do të kthejnë kohën e ardhshme në një ditë relaksi apo pune, duke e bërë njëkohësisht vozitjen e sigurt si dhe do të shtojnë sigurinë për automobilin.

Videot do të luajnë rol të rëndësishëm në këtë ndryshim, pasi ato përfshihen në shërbimet e reja argëtuese të automobilave, duke u mundësuar shoferëve të shohin përtej automobilit të tyre dhe të sigurojnë automobilat më shumë nga vjedhjet, thyerjet apo sulmet e ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.