Njësia për vetura speciale e Jaguar Land Rover është duke ndërtuar Jaguar F-Pace SVR të ri, i cili do të jetë SUV më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë nga markat britanike.
Jaguar F-Pace SVR do të debutojë në panairin e veturave në New York në vitin e ardhshëm ndërsa do të dalë në shitje nga fundi i vitit 2018 me një çmim fillestar rreth 80 mijë euro, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo super veturë do të ketë motorin 5.0 litërsh supercharged V8 me tetë shpejtësi automatike dhe sistem të përhershëm me të gjitha rrotat aktive.
Jaguar F-Pace SVR do të ketë 570 kuaj fuqi, që e bëjnë këtë veturë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.2 sekonda e shpejtësinë maksimale prej 281 kilometra në orë.
{gallery}