Project Kahn nuk ndalet, modifikon edhe një Range Rover Evoque

Project Kahn nuk ndalet, modifikon edhe një Range Rover Evoque

30 shtator 2017 22:08

Përmes këtij emri të gjatë: Project Kahn Range Rover Evoque 2.0 TD4 SE Tech Ground Effect Edition, fshihet modeli i modifikuar i Range Roverit, Evoque, me motor dizel e kapacitet prej 177 kuajfuqi.

Këtë model e ka prezantuar kompania e njohur britanike Project Kahn gjatë kësaj jave dhe çmimi i tij është 47,995 funte, rreth 55,000 euro, transmeton Koha.net.

Ky Range Rover Evoque i modifikuar nga Project Kahn vjen me eksterier me ngjyrë të zezë Santorini, maskën e përparme që duket sikur të jetë 3D, mbishkrimin “Kahn” në kofano dhe derën e bagazhit, set të rrotave RS-600 me diametër prej 20-inç dhe goma 275 x 40 x 20-inç, ulëset sportive me lëkurë Herringbone, enterierin me disa elemente nga çeliku dhe pedalet nga alumini, etj.

Gjithashtu, konsumatorëve u ofrohet edhe mundësia që sipas dëshirës së tyre të zgjedhin dizajnimin apo dekorimin e eksterierit dhe enterierit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme