Aston Martin V8 Vantage spiunohet gjatë testimit

Aston Martin V8 Vantage spiunohet gjatë testimit

19 shtator 2017 22:26

Aston Martin V8 Vantage është spiunuar jashtë linjës së prodhimit në pistën e Nurburgrung para lansimit, që do të bëhet në vitin e ardhshëm.

Vetura super sportive e Aston Martin, e fotografuar është shumë mirë e kamufluar, pasi shumë pak detaje të tij mund të vërehen, transmeton koha.net.

Nga para duket e inspiruar nga modeli DB11, me një grilë të madh, por shefi Andy Palmer ka premtuar për një dizajn me shumë risi.

Vantage do të dal në shitje gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa është ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prind të saj e të Mercedes Benz-it, Daimler.

Më shumë detaje rreth tij ende nuk janë zbuluar, por që pritet të ketë motorin 4.0 litërsh i cili do të prodhoj më shumë se 450 kuaj fuqi e që do ta bëjë këtë veturë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për rreth 4 sekonda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme