“Dieselgate” mbyti nga 5000 persona në vit

“Dieselgate” mbyti nga 5000 persona në vit

18 shtator 2017 20:02

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5000 personave në vit.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë.

”Të paktën 10-mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

Gjithashtu, në hulumtim theksohet se në mesin e vendeve evropiane, Italia, Gjermania dhe Franca për shkak të numrit të madh të popullsisë dhe përdorimit të automjeteve me naftë janë vendet të cilat janë prekur më shumë nga gazrat e çliruara nga automjetet, transmeton KP.

Ndërsa vendet që janë prekur më pak nga gazrat janë Norvegjia, Finlanda dhe pjesa greke e Qipros.

Skandali shpërtheu në shtator të vitit 2015 pas deklaratës se ”Volkswagen” kishte raportuar gabim normat, ndërsa ishte bërë e ditur se edhe kompanitë si ”Fiat”, ”Peugeot” dhe ”Renault” kishin aplikuar metoda të ngjashme të emetimit të naftës.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Environmental Research Letters”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme