Brabus Mercedes-Benz S65 kabrio me 900 kuajfuqi në Frankfurt

Brabus Mercedes-Benz S65 kabrio me 900 kuajfuqi në Frankfurt

16 shtator 2017 20:48

Prapa emrit Brabus S65 Cabrio Rocket 900 fshihet modeli i modifikuar Mercedes-AMG S65 kabrio, i cili, ashtu siç tregon edhe emri i tij, është i përforcuar nga 620 në 900 kuajfuqi. Ky model i modifikuar ka debutuar në panairin e veturave në Frankfurt.

Motorin e kësaj “bishe”, benzinë 6.0-litër V12, gjermanët e kanë modifikuar në mënyrë të detajuar, transmeton Koha.net. Modifikimi i motorit ka rritur shpenzimet e karburantit në 6.3-litra, janë ndërtuar turbo-mbushësit e rinj, ka sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, etj.

Brabus S65 Cabrio Rocket 900, i cili vjen me rrotat 21-inç, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda, për 0,2 sekonda më shpejt sesa modeli standard Mercedes-AMG S65 kabrio.

Shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h, ndërsa falë paketës “Driver Pack” kufizimi i shpejtësisë së kufizuar maksimale rritet në 300 km/h, si dhe pa ndonjë kufizim Brabus S65 Cabrio Rocket 900 shpejtësinë maksimale e arrin mbi 350 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme