Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Samsung investon në zhvillimin e automjeteve pa shofer

Prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories dhe telefonave të mençur, Samsung do të investojë 75 milionë euro në një kompani, e cila merret me zhvillimin e teknologjive për makinat pa shofer, transmeton KosovaPress.

Kompania koreane njoftoi se do të investojë 75 milionë euro në kompaninë austriake me seli në Vjenë - TTTECH, e cila furnizon teknologjinë e automjeteve autonome Audi dhe kompani të tjera të makinave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi për investimet e Samsung në një partner të kompanisë Audi vjen pasi koreanët përfunduan marrjen e prodhuesit amerikan të auto-pjesëve, kompaninë Harman.

Samsung ka njoftuar se në kuadër të Harman, ka formuar një njësi biznesi që do të merret me zhvillimin e automjeteve autonome dhe sistemet e avancuara elektronike për asistimin e makinës.

Investimi në TTTECH është i pari i këtij lloji nga fondi prej 300 milionë dollarësh (250 milionë euro), të cilin kompania Samsung e ka dedikuar për avancimin e automobilave pa shofer, inteligjencën artificiale dhe sistemin e sigurisë.