Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet zyrtarisht McLaren 720S

Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, në panairin e veturave në Gjenevë ka prezantuar zyrtarisht modelin e saj të ri 720S, i cili është zhvilluar nën emrin kodues P14.

McLaren 720S është pasardhës i modelit 650S dhe vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 720 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Mediat britanike shkruajnë se ky model i ri sportiv shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda, deri në 200 km/h për 7,8 sekonda, si dhe deri në 400 km/h për 10,3 sekonda. Po ashtu, 720S ka sistemin e frenimit shumë të fortë, ku nga shpejtësia prej 200 km/h në 0 km/h ai mund të ndalet për 4,6 sekonda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave nga fabrika, McLaren 720S shpenzon karburant mesatarisht 10.7-litra në 100 km si dhe emeton dy oksid të karbonit 249 gramë për kilometër.

Duhet kujtuar se së fundmi McLaren ka njoftuar se 720S do të ofrojë karakteristika të avancuara të aerodinamikës për dallim nga paraardhësi i tij, si dhe se do të vijë me sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave dhe sistemin e frenimit me ajër.

McLaren 720S në Britani të Madhe do të kushtojë 208.600 funte, ndërsa porositë e para për këtë model pritet të fillojnë në maj të këtij viti.

{gallery}