Deri më tani, kompania e njohur Brabus ka paralajmëruar një numër të modeleve të modifikuara të Mercedesit për Geneva Motor Show, dhe tani ajo ka përgatitur një minibus të ri të veçantë përmes të cilit pret që të tërheqë vëmendjen e vizitorëve.
Këtë minibus, i cili quhet Brabus Mercedes V-Class VIP Conference Lounge, mund ta blejnë vetëm njerëzit e pasur sepse ai kushton 289 mijë euro, transmeton Koha.net. Si bazë për krijimin e këtij minibusi luksoz, i cili vjen me boshtin e rrotave më të zgjatur, është përdorë versioni V250 d.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy V-Class VIP Conference Lounge vjen me paketën e re për aerodinamikën, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave me katër tuba si dhe me set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 19-inç, por ndryshim në total ka pësuar interieri i tij.
Interieri i këtij minibusi karakterizohet me ulëset individuale në pjesën e pasme të cilat mund të përshtaten në mënyrë elektrike, janë me ngrohje dhe masazh, si dhe me një ekran Touch Control Panel prej 40-inç. Po ashtu, minibusi VIP Conference Lounge në interier ka disa detaje nga lëkura, druri dhe nga fibra të karbonit, ndriçim me dritat LED, lidhjen me internet dhe Wi-Fi, një frigorifer, si dhe një aparat për kafe.
Gjithashtu, minibusi V-Class VIP Conference Lounge vjen me paketën për përforcimin e motorit të tij dizel 2.1-litër për 45 kuajfuqi, ku tani është me kapacitet prej 235 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 8,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 210 km/h.
{gallery}