Bentley ka zbuluar një model të ‘çmendur’ të edicionit të limituar të Continental për të festuar pjesëmarrjen e vet në “Nurburgring 24 hours”, i cili do të mbahet gjatë këtij vikendi, transmeton koha.net.
Vetura e quajtur Continental 24, është i bërë në mënyrë specifike për blerësit evropianë dhe do të prodhohen vetëm 24 sosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoContinental 24 është i bazuar në modelin Continental supersport, duke përdorur motorin e tij, 6.0 litërsh W12 që prodhon 700 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 337 kilometra në orë, por i janë bërë shumë përditësime në pamjen e jashtme dhe të brendshme, duke i dhënë pamje shumë agresive e sportive.
Rrotat 21-inch janë të bëra ngjyrë të zezë në kombinim me të verdhë ose të kuqe, varësisht nga makina, derisa pasqyrat anësore janë nga fibrat e karbonit ngjyrë të zezë.
Nga brenda pothuajse të gjitha janë nga fibrat e karbonit, si dyert, aparaturat e gjërat e ngjashme, po ashtu edhe tepihët të cilët kanë të markuar numrin e secilës veturë individualisht deri në 24.
Shitja e Continental 24 do të filloj në korrik, ndërsa çmimi fillestar i tyre do të jetë rreth 250 mijë euro.
{gallery}