Auto

Audi A5 Coupe me rrota të reja

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, JMS Race Design, ka zgjeruar ofertën e saj me paketën e re për Audi A5 në version Coupe.

Image

Paketa e re për modifikimin e Audi A5 Coupe, përfshinë spoilerin e ri të përparmë, difuzerin e ri të pasmë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë paketë hynë edhe seti i ri i rrotave Cor. Speed Challenge nga alumini me diametër prej 20 deri 22-inç, sistemin Eismann të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe amortizatorët KW të modifikuar.