Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vetura me dyer të pazakonshme

Kompania kineze-izraelite Qoros prezantoi konceptin e ri të krijuar në bashkëpunim me prodhuesin e vetura super-sportive suedeze Koenigsegg.

Fryt i këtij bashkëpunimi të dy prodhuesve të ndryshëm të veturave, njërit që prodhon vetura të zakonshme për udhëtarë dhe tjetrit që prodhon vetura të shtrenjta sportive në seri të vogla, është koncepti i veturës luksoze elektrike të quajtur K-EV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Automobili, i cili është i gjatë pesë metra dhe përdor katër elektromotorë me gjithsej 870 kuajfuqi, është menduar si kundërshtar potencial i modeleve Tesla S ose Porsche Panamera E-Hybrid. Qoros pohon se K-EV është në gjendje që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 2,7 sekonda dhe të arrijë shpejtësi maksimale 260 km/h, transmeton kp.

Mbushja e baterisë i siguron autonominë e vozitjes prej më shumë se 300 km. Prodhuesi ka paraparë mundësinë e mbushjes së baterisë me ndihmën e kabllove të rrymës, por edhe përmes rrugës pa tela. Një nga karakteristikat e këtij automobili-koncept janë dyert, të cilat hapen në tri mënyra të ndryshme.