Mazda e re MX-5 RF ka fituar shpërblimin “Red Dot: Best of the Best” dhe në këtë mënyrë ka përsëritur suksesin e motrës së saj Mazda MX-5 të gjeneratës së katërt, e cila shpërblimin e njëjtë e ka fituar në vitin 2015.
Çmimi “Best of the Best” është i rezervuar për prodhime, të cilat përmbushin standardet më të larta të dizajnit në kategori të caktuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuria ishte e përbërë nga 39 dizajnues, profesorë dhe gazetarë, të cilët zgjodhën 102 fitues në këtë kategori ndërmjet mbi 5.500 paraqitje nga 54 vende, aq sa ishin pranuar në garat e sivjetme, transmeton KP.
Kriter janë risitë, funksionaliteti, përmbajtjet simbolike dhe emocionale, kualiteti dhe kompatibiliteti ekologjik.
Ky është shpërblimi i gjashtë Red Dot për modelet e gjeneratës së tanishme Mazda, i cili bazohet në Kodo dizajn. Pas Mazda6 në vitin 2013 dhe Mazda3 një vit më vonë, shpërblime në vitin 2015 ka fituar edhe Mazda CX-3, Mazda2 dhe MX-5.