Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook, ka bërë me dije se javën e kaluar, ministria që ai drejton ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA, marrëveshje përmes së cilës MPMS do të dërgojë për praktikë në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.
Kjo, sipas tij, do të mundësojë që një pjesë e këtyre punëkërkuesve të angazhuar në praktikë të mund të vazhdojnë punën me kontratë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta”, ka thënë Abrashi, ndërsa ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara që nga nesër të aplikojnë për këtë mundësi.
“Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj”, ka potencuar ministri Abrashi.