Qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar të Serbisë janë hapur me kohë në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Fillimisht nuk vërehej numër i madh i votuesve, megjithatë rreth orës 08:00, është vënë re një interesim më i madh i qytetarëve. Ata iu janë përgjigjur zgjedhjeve serbe me shpresën për një jetë më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu thotë edhe Dragisha Kostiq.
“Pres zgjedhje fer dhe që qytetarët të dalin në numër sa më të madh. Të fitojë kush është më i miri. Shpresoj në jetë më të mirë sepse gjithmonë zgjedhjet sjellin diçka të mirë”, tha ai për Kosovapress.
Ndërkohë, në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të Mitrovicës, ka votuar edhe kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Raki.
“Dalja në numër të madh e qytetarëve që në orët e hershme të mëngjesit ka qenë e pritur dhe jo vetëm e mitrovicasve, por edhe të tjerëve gjithandej Kosovës. Shfrytëzoj rastin të ftoj bashkëqytetarët të shfrytëzojnë këtë mot të mirë sot, që me familjarët dhe shokët e tyre të dalin në vendvotime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre. Serbia që sot do ta kuptojë kryetarin e saj, ndërkaq prej nesër do të fillojmë më shpejtë dhe më fortë në fitore të reja”, tha Rakiq.
Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5.
Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona.
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE] ka konfirmuar se është i gatshëm, që në aspektin teknik, të ndihmojë në grumbullimin e votave brenda Kosovës për zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Në një përgjigje për REL-in, zyra për media e kësaj organizate tha se në katër qendra me degë përkatëse, do t’ju mundësojë personave me të drejtë vote që të votojnë.
Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE-ja ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës.
“Misioni i OSBE-së është i gatshëm që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Për këtë qëllim, nesër OSBE-ja do të hapë 4 qendra me degë përkatëse, që t’iu mundësojë personave me të drejtë vote qasje në këto zgjedhje. Qendrat do të udhëhiqen nga stafi i OSBE-së. Në përmbyllje të këtij operacioni, materiali do t’i dorëzohet RIK-ut [Komisionit Zgjedhor Republikan] për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.
OSBE-ja thotë se operacioni i grumbullimit të votave bazohet në modelin e mëparshëm të vitit 2012, 2014 dhe 2016.