Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Asnjë treg rajonal paralel nuk e zëvendëson BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kundërshtuar sërish idenë e tregut rajonal të përbashkët që po përkrahet nga Shqipëria dhe Serbia.

Deri tek kjo deklaratë ka ardhur pas një takimi sot në Prishtinë me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Kryeministrin Isa Mustafa sot shënuam anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për Kosovën, asnjë treg i përbashkët paralel në rajon nuk do të mund të zëvendësojë integrimin tonë në tregun e përbashkët të BE-së, siç parashihet në MSA”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.